Një 41 vjeçar është plagosur me thikë mbrëmjen e së dielës në Vlorë. Autori është 51 vjeçari Abaz Rohani, me precedentë penalë.
Ngjarja është shënuar rreth orës 20:27 në lagjen “15 Tetori” për motive të dobëta.
41 vjeçari Xhafer Kamberi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Vlorës.
Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al