EMRAT/ Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet autori

schedule19:31 - 24 Gusht, 2024

schedule 19:31 - 24 Gusht, 2024

Plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur pak momente më parë në zonën e Astirit në Tiranë.

Abc News mëson se autori, Darmend Keli, 25 vjeç, është arrestuar nga policia, ndërsa i plagosuri, Amarildo Hoxhallari, 34 vjeç, është transportuar me urgjencë për në spital, pasi është në gjendje të rëndë. Shkak i sherrit dyshohet të ketë qenë për motive të dobëta.

Plagosi me mjet prerës një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në Unazë të Re, sot rreth orës 18:45, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës, një 34-vjeçar, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u shoqërua në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale shtetasi , 25 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi 25 vjeç, për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës shtetasin, 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.“, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!