Sherr me thika, dy të plagosur në Korçë dhe Durrës

schedule18:20 - 26 Janar, 2022

schedule 18:20 - 26 Janar, 2022

Dy të rinj janë plagosur me thikë në Durrës dhe Korçë ditën e sotme. Në mesditë në Korçë një 19 vjeçar u paraqit i plagosur me thikë pranë spitalit ku ka marrë dhe ndihmën mjekësore.

Ndërkohë shkak për këtë dyshohet se është bërë një konflikt i çastin. Uniformat blu po punojnë për kapjen e autorit.

Ndërkohë që në mbrëmje në Durrës pas një konflikti në lagjen Nr.17 Enea Hoxha 20 vjeç plagosi me thikë Denis Spahiun 23 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë ndodhen me vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit./ E.S/Abcnews.al