Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë te dielë në Korçë.
Sipas informacioneve mësohet se, konflikti mes dy personave ka degraduar në përdorimin e thikës nga njëri prej tyre.
Mësohet se autori i kësaj ngjarje është një 70 vjeçar i cili ka goditur me thikë në këmbë, një 45 vjeçar.
Shkak i konfliktit dyshohet se është për pronë (toka bujqësore).
I dëmtuari është në spitalin e Korçës, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al