Një person është plagosur me thikë në qytetin e Korçës. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit në lagjen 17. Sipas policisë i plagosuri është Armando Trimi 24 vjeç dhe është transportuar ne spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka identifikuar dy autorët dhe është vënë ne ndjekje të tyre, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./ABC News Albania 24/7