Plagosje me thikë në Durrës, aksidentohet patrulla që ndiqte autorin

schedule21:52 - 30 Prill, 2019

schedule 21:52 - 30 Prill, 2019

Një person i cili vuante nga probleme mendore dyshohet se ka plagosur me mjet prerës një 53 vjeçar në Durrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në lagjen nr. 19 të qytetit. I dëmtuari u transportua në spital dhe nuk ka rrezik për jetën. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit u nisën menjëherë për në vendngjarje. Gjatë rrugës një patrullë e Policisë që qarkullonte me motor u përplas me një automjet. Punonjësit e Policisë që mbetën të lënduar janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë u shoqërua në komisariat autori i dyshuar i plagosjes me thikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!