Plagosje me thikë në Durrës

schedule09:42 - 7 Tetor, 2022

schedule 09:42 - 7 Tetor, 2022

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Durrësit. Burime për gazetarin Leonidha Musai bëjnë të ditur se se një 50-vjeçar është qëlluar me thikë gjatë një konflikti me një person tjetër.

I lënduari u dërgua në Spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë. Autori është shpallur në kërkim dhe policia po punon për arrestimin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e plazhit.

NJOFTIMI

Durrës/Informacion paraprak

Në lagjen nr. 13 Durrës, gjatë një konflikti të çastit është goditur me mjet prerës (thikë) nga një person ende i paidentifikuar, shtetasi B. F., 50 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!