Plagosje me armë zjarri në Mat, policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin

schedule07:54 - 1 Qershor, 2023

schedule 07:54 - 1 Qershor, 2023

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Mat, njofton policia.

“Blutë” kanë mundur të identifikojnë autorin 38-vjeçar dhe e kanë shpallur në kërkim.

I plagosuri pas ngjarjes ka shkuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore ku edhe më pas është njoftuar policia.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se dy shtetasit kanë qenë duke konsumuar alkool në një lokal dhe pasi kanë dalë nga lokali, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe 38-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri pistoletë 39-vjeçarin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Mat

Plagosi me armë zjarri një 39 vjeçar, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Vijon ndjekja për kapjen e autorit, shtetasit 38 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 04.30, kanë marrë njoftim se një shtetas kishte shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta është bërë e mundur identifkimi i autorit të dyshuar, shtetasi  38 vjeç, banues në Burrel, ku vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këto dy shtetas kanë qenë në një lokal duke konsumuar alkool dhe pasi kanë dalë nga lokali , janë konfliktuar për motive të dobëta dhe shtetasi 38 vjeçar ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin 39 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë së Matit në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Dibër, kanë shoqëruar në Komisariat 8 persona që dyshohet se kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendnngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rethanave të ngjarjes.r.t/abcnews.al