Një 40 vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zogut të Zi” në Fier. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e ngjarjes.
Ndërkohë që grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje me qëllim zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave./abcnews.al