Plagosje me armë në Konispol/ Dyshohet se 44-vjeçari është qëlluar teksa ka tentuar të vjedhë një banesë

schedule09:28 - 7 Korrik, 2025

schedule 09:28 - 7 Korrik, 2025

Saimir Haxhi 44-vjeç banor i fshatit Markat, Bashkia Konispol, është qëlluar me armë zjarri, çifte, dhe është plagosur në pjesën e pasme. Nga burimet e para dyshohet se ky person ka tentuar për të vjedhur në ndonjë shtëpi në fshat dhe atje mund ta kenë goditur me armë, çifte në këmbë. 44-vjeçari Saimir Haxhi është person me precedent penal, “keqtrajtimi i të miturve”.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së hënës. Rreth orës 02:00 të natës u soll në spitalin e Sarandës dhe pas ndihmës  së parë këtu. për mjekim të specializuar u dërgua me ambulancë në spitalin e Vlorës. Policia e Sarandës ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!