Plagosje, falsifikim dhe dhunë në familje, disa të arrestuar në Vlorë, 2 ishin në kërkim

schedule15:46 - 10 Janar, 2022

schedule 15:46 - 10 Janar, 2022

3 persona janë arrestuar sot në Vlorë për vepra të ndryshme penale si “Falsifikimi vulave, stampave ose i formularëve”, dhunë n1% familje dhe drejtim makine në gjendje të dehur. Nën hetim është vënë një 38 vjeçar për plagosjen e një të riu.

Njoftimi i policisë

Vihen në pranga 3 shtetas, 2 prej tyre të shpallur në kërkim, si dhe procedohet 1 shtetas tjetër, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë kapjen e shtetasit në kërkim  I(Xh). P., 63 vjeç, banues në fshatin “Bejas”, Fier, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e  datës 11.12.2021, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikimi vulave, stampave ose i formularëve”. Shtetasi I. P. u transferua në DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim A. L., 57 vjeç, banues në lagjen “Ujë Ftohtë”, Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e  ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi H. T., 38 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi  për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta  shtetasin E. A., 21 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. M., 49 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!