Plagosja te Myslym Shyri për paratë e “kusurit”, si nisi sherri! Pronarët pushojnë motorristin

schedule13:06 - 28 Prill, 2020

schedule 13:06 - 28 Prill, 2020

Një konflikt i nisur për paratë mes kamarierit të një lokali në Tiranë Renato Shaulli dhe shpërndarësit të porosive për klientët Alban Gaçi mëngjesin e sotëm është përshkallëzuar në përleshje fizike e deri në përdorimin thikës.

Gazetarja e Abc News Xhensila Kodra mëson se kamarieri duhet t’i jepte Gaçit një shumë parash prej 30 mijë lekësh të vjetra për kusur gjatë shpaërndarjes së pororosive.

Ata nuk kanë rënë dakord për thyrjen e parave dhe Gaçi ka refuzuar t’i marrë paratë duke u larguar nga vendi i punës.

LEXO EDHE: Sherr me thika në Tiranë, një i plagosur

Më pas ai është kthyer bashkë me 5 persona të tjerë, një prej tyre i identifikuar si Reis Osmërija të cilët pas përleshjes fizike kanë plagosur me thikë Shaullin. Ata janë identifikuar pasi një prej kolegëve të Shaullit ka arritur t’i njohë.

Ndërkohë që pronarët kanë pushuar nga puna shpërndarësin e porosive, kjo për shkak se kishte shkaktuar probleme në punë edhe në raste të tjera.

Ai ka kërkuar shlyerjen e pagesës për ditët që ka punuar, përndryshe nuk do e kthente motorrin, dhe pasi kanë rënë dakord Gaçi është larguar.

Policia bëri të mundur arrestimin e tij bashkë me bashkëpunëtorin e tij Osmënaj, ndërkohë që Shaulli ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al