Plagosja në Vlorë/ Shoqërohen 3 dëshmitarë, autorët ende të paidentifikuar: Shkaku i ngjarjes

schedule08:20 - 27 Qershor, 2023

schedule 08:20 - 27 Qershor, 2023

Të tjera detaje janë mësuar rreth ngjarjes së djeshme në Vlorë, ku u plagos 33-vjeçari, Tonin Rama.

Dyshohet se autorët kanë 3, ndërsa vetëm dy prej tyre kanë qëlluar disa herë në drejtim të Toninit, duke e plagosur në këmbë.

LEXO EDHE: FOTO/ Debati në lokal përfundoi në përdorimin e armës, ky është 33-vjeçari i plagosur në Vlorë

Autorët ende nuk janë identifikuar, ndërsa policia ka shoqëruar 3 persona që mendohet se janë dëshmitarë të ngjarjes.

Mendohet sipas policisë, se shkak janë konfliktet e vjetra që mund të ketë pasur i plagosuri me autorët.

33-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!