Policia ka dhënë informacionin zyrtar për ngjarjen në zonën e Komunës së Parisit në Tiranës, ku u plagos me armë një 22-vjeçar. Sipas uniformave blu, i riu është qëlluar brenda mjetit të tij të parkuar.
I plagosuri është identifikuar si Redi Balla, ndërsa është dërguar në spitalin e Traumës, ku po merr ndihmë mjekësore. I riu ka marrë plumb në këmbë dhe gjendja e tij raportohet të jetë jashtë rrezikut.
Ndërkohë, policia ka bërë rrethimin e zonës dhe po vijon kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:35, tek lulishtja në rrethrrotullimin e Komunës së Parisit, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se është plagosur me armë zjarri brenda mjetit të tij të parkuar shtetasi R.B, 22 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë bërë rrethimin e zonës dhe po vijojnë kontrollin e saj për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentin e plotë të saj.
g.v/abcnews.al