SHKODËR-Ish-kryetarit të komunës së Velipojës, Pashko Ujka i është bërë pritë me armë me silenciator pranë shtëpisë së tij në parkun e qytetit, në zonën e quajtur dollari.
Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar teksa ka qenë duke hyrë ose duke dalë nga shtëpia.
Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës në afërsi të Kishës Ortodokse.
Ende nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarje ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që të jetë e lidhur me periudhën kur ka shërbyer si kryetar komune.
Nga viti 2011 deri në 2015 Ujka ka shërbyer si kryetar komune në Velipojë që sot është njësi administrative me reformën e re territorial. Ndërkohë Ujka është plagosur edhe 2 herë të tjera me dy tentativa.
Forca të shumta policie kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të saj si dhe identifikimin e autorit. be.k/abcnews.al