Zbardhe detaje të reja nga plagosja e 15 vjeçarit në një piceri në zonën “Ali Demi” në Tiranë.
Mësohet se mituri punonte prej disa kohësh si kamarier në picerinë ku është regjistruar ngjarja, burime për ABC News sqarojnë se dyshohet që autor i plagosjes të jetë një tjetër punonjës i të njëjtit biznes.
Sipas burimeve motoristi, dyshohet se e ka plagosur aksidentalisht, pasi më herët nuk kanë pasur pobleme me njëri-tjetrin.
Policia e ka identifikuar dhe po punon për lokalizimin e autorit./abcnews.al

