Plagosja në Kamëz, vëllai i 46-vjeçarit i akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian

schedule15:36 - 3 Nëntor, 2023

schedule 15:36 - 3 Nëntor, 2023

Dy autorët e plagosjes së Agim Hidës në Kamëz, lëviznin me motor. Abc News mëson se ata kanë qenë të maskuar dhe kanë ardhur nga qyteti I Kamzës në drejtim të Bathores. 46 vjeçari Agim Hida ka qene duke pire kafe ne lokal mbrëmjen e se enjtes kur i afrua njeri nga dy personat qe e qëlloi në këmbë.

Nga të shtënat Agim Hida mbeti i plagosur me 2 plumba, ndërsa  në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja. Ai vijon të jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Autorët dyshohet se e njihnin Agim Hidën dhe e kanë pasur objektivin te qartë pasi dinin edhe lëvizjet e tij.

Pista kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e të kaluarës të Agim Hidës por edhe të vëllait të tij Flamur Hida.

Vete 46 vjeçari qe u plagos mbrëmjen e se enjtes, sipas policisë, nuk ka precedente penale dhe nuk është i skeduar për ndonjë ngjarje kriminale.

Ndërkaq ABCNeës mëson se vëllai i tij Flamur Hida, është arrestuar ne 2009 për vrasjen e biznesmenit Italian Stefano Rossin në zonën e Yzberishtit në vitin 1998. Po ashtu hetuesit po shqyrtojnë dhe një konflikt te vitit 2002, ku protagonist ishte vëllai i Agim Hidës.

Nga pamjet e kamerave te sigurisë të administruara nga policia, autorët e plagosjes pas ngjarjes janë larguar në drejtim të Bathores ku edhe kanë humbur gjurmët. Deri në këto momente, Agim Hida, nuk ka deklaruar shumë për grupin hetimor. Ai ka thënë se errësira nuk e ka lejuar te njohe autorët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!