Tiranë –Të shtëna me armë u raportuan këtë të hënë në Kamëz. Nga informacionet mësohet se ka ndodhur një sherr mes disa personave me sende të forta. Ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një gëzhojë.
I plagosur nga mbetur Redi Vata i cili ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. 38-vjeçari ka pranuar se ka një konflikt të hapur, duke mos dhënë detaje të mëtejshme apo emra të personave me të cilën është konfliktuar.
Policia ka arritur të identifikojë dy personat, të përfshirë në këtë ngjarjes dhe janë shpallur në kërkim.
Sulmi ndaj tij ka ndodhur pasi ka dalë nga banesa, ku edhe jetonte. Ndërkohë gazetari Ervin Leka tha për “ABC News”, se dëshmitarët të ndodhur në zonë, kanë thënë se “kanë tentuar të fusin në automjet me forcë”.
Sakaq hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht ngjarjen.
/abcnews.al/