Arrestohet një 44 vjeçar i përfshirë me plagosjen e ndodhur në ish-Bllok në kryeqytet. Mbrëmjen e 6 nëntorit 38 vjeçari Kridens Meçollari, në bashkëpunim me Renis Selimajn ka plagosur 31-vjeçarin Ilir Shkurti pas një sherri për motive banale. Sot është arrestuar një tjetër bashkëpunëtor i tyre i cili akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit V. S., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Përkrahja e autorit në krim”. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si bashkëpunëtor në ngjarjen me datë 06.11.2021, ku shtetasi K. M., (i arrestuar menjëherë pas ngjarjes) qëlloi me armë zjarri shtetasin I. Sh”, thotë policia.
Lexo edhe: Plagosja me armë në ish-Bllok, arrestohet 35-vjeçari që i shpëtoi policisë një natë më parë
Bashkë me 44 vjeçarin ka shkuar në 3 numri i personave të arrestuar lidhur me këtë plagosje. be.k/abcnews.al