Plagosja në Durrës/ Shkak, borxhi që 35-vjeçari nuk u kishte kthyer autorëve

schedule10:42 - 4 Korrik, 2025

schedule 10:42 - 4 Korrik, 2025

Ngjarja e ndodhur mbremjen e së enjtes në Shkafane të Durrësit ka për motiv një borxh të pakthyer të viktimes kundrejt autorëve.

Burime nga grupi i hetimit thonë për ABC News se shtetasit  M. J. 35 vjeç, i cili u plagos me dy plumba në këmbë dhe ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën, u kishte një shumë të konsiderueshme parash shtetasve Ardit Dervishit dhe Rigers Arsina me banim në Tiranë.

Ata, dje kishin lënë takim për t’i kërkuar shpjegime se përse nuk i ishte përmbajtur marrëveshjes dhe në momentin që janë takuar, situata ka agravuar duke degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit. Autoret pasi e kanë qelluar dy herë Neritan Kadillin janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me automjetin e tyre Audi Q5.

Policia po vijon kontrollet dhe hetimet me qellim kapjen dhe arrestimin e dy djemve nga kryeqyteti. Ndërkohë, i plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!