Plagosja minatorit, në pranga dy teknikë të minierës

schedule10:05 - 4 Maj, 2018

schedule 10:05 - 4 Maj, 2018

Minatori Besnik Palamoni, 48 vjeç, mbeti i plagosur të enjten në galerinë e kromit pasi e zuri një masiv gurësh.

Ndërkohë, këtë të premte pas hetimeve, policia ka arrestuar dy persona: Jakup Gurrën, 61 vjeç, me detyrë inxhinier/drejtues teknik miniere dhe Nerim Livanin, 57 vjeç, me detyrë teknik miniere. Arrestimi i tyre u bë për shkak se dyshohet se kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.

Aksidenti i që plagosi në kokë minatorin Palamoni ndodhi në Martanesh të Bulqizës, në galerinë nr 10 të subjektit minerar “Kaprolla” sh.p.k.

48-vjeçari u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku po merr ndihmën mjekësore të nevojshme. Policia ka njoftuar se Palamoni ndodhet jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al