Plagosja me thikë te “Komuna e Parisit”, në kërkim autori, arrestohet bashkëpunëtori

schedule10:18 - 1 Prill, 2024

schedule 10:18 - 1 Prill, 2024

Kevin Kolgega është arrestuar lidhur me ngjarjen e ndodhur tek “Komuna e Parisit” gjatë natës, ku mbeti i plagosur 40-vjeçari Marin Kokobobo.

40-vjeçari u plagos me thikë pas një sherri të ndodhur gjatë natës. Autorët e përfshirë në këtë konflikt janë identifikuar nga policia.

Ndërkohë sipas informacioneve, në kërkim është shpallur autori i kësaj ngjarje 19-vjeçari, Arlind Gjoni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

/abcnews.al/