Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për njërin nga 16 vjeçarët e akuzuar për plagosjen e dy bashkëmoshatareve të tjerë pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova” të Kamzës.
Për të akuzuarin e dytë gjykata caktoi masën “arrest në burg” me afat 1 mujor. I dyti është edhe vetë i lënduar në konfliktin ku i përdorën edhe thika.
Përmes avokatit ai ka pretenduar se nuk ka qenë pjesë e sherrit, por ka ndërhyrë për t’i ndarë shokët e tij.
Ngjarja u regjistrua më datën 2 dhe dyshohet se sherri fillimisht nisi brenda në oborrin e shkollës gjate pushimit dhe më pas adoleshentët dolën jashtë murit rrethues aty ku u konfliktuan me thika dhe për pasojë 3 prej tyre mbetën të plagosur ndërsa dy të tjerë përfunduan në pranga./abcnews.al


