Një sherr verbal i nisur mesditën e së dielës në një lokal në Zall Herr çoi në plagosjen me armë të dy të rinjve. Autori i plagosjes, Klodian Beshiri ndërhyri për të shuar sherrin mes kushëririt të tij dhe dy vëllezërve Danjel e Redi Myrto. Ai u arrestua vetëm një orë pas ngjarjes, ndërsa policisë i tha se ka qëlluar për vetëmbrojtje.
Mbrëmjen e së hënës, Beshiri ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij së bashku me bashkëshorten, duke u kthyer për në banesë, kur dy të rinjtë, Redi Myrto dhe Rexhep Qefalia i kanë dalë përpara dhe kanë nisur ta dhunojnë. Ai mori disa dëmtime të lehta në trup. 34 vjeçari qëlloi me një plumb të vetëm në kofshë Rexhep Qefalinë 26 vjeç dhe me qytën e armës në kokë, 23 vjeçarin Redi Myrton. Si pretendim para uniformave blu, ai deklaroi se qëlloi për vetëmbrojtje pasi dy të rinjtë i kishin zënë rrugën.
LEXO EDHE: EMRI/ Të shtëna me armë zjarri Zall Herr, 34 vjeçari lë të plagosur dy persona
Burime pranë policisë sqaruan se sherri mes të rinjve ka nisur mes një kushëririt të Beshirit dhe Danjel Myrtos, vëllait të Redit Myrtos. Version ky që është pohuar edhe nga vetë i dëmtuari Redi Myrto.
Policia dyshon se Beshiri e Myrto të kenë pasur edhe konflikte të mëparshme pronësie. 34 vjeçari Beshiri më herët kishte ndjekur një kurs për të punuar pranë forcave të armatosura në Zall Herr. Sipas burimeve, aktualisht ai punonte si specialist shëndetësie pranë këtij reparti./abcnews.al