Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosja me armë pranë Rinasit/ Në kërkim autori, arrestohet i vëllai

schedule08:54 - 17 Tetor, 2025

schedule 08:54 - 17 Tetor, 2025

Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur pranë Rinasit, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 26-vjeçari Fabjo Arifaj.

Në njoftimin zyrtar, policia sqaron se është shpallur në kërkim një 32-vjeçar, Grisjan Latifaj i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri 26-vjeçari, ky i fundit ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Gjithashtu nga autoritetet është arrestuar vëllai i 32-vjeçarit, pasi në banesë iu gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Ndërkohë vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!