Plagosja e të riut në Velipojë, identifikohet autori i dyshuar

schedule13:55 - 5 Prill, 2024

schedule 13:55 - 5 Prill, 2024

SHKODËR- Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 25-vjeçar, autor i dyshuar për plagosjen e një të riu në Velipojë. I plagosur mbeti Emiljani Paloka, 27-vjeç, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Fillimisht dyshohet se plagosja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit mes të plagosurit dhe 25-vjeçarit. Grupi hetimor vijon punën për lokalizimin dhe më pas kapjen e autorit të dyshuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!