Plagosja e sekretarit të PD-së në Kavajë, Shehi: Mos provokoni, autoritetet të zbardhin ngjarjen

schedule21:20 - 19 Prill, 2021

schedule 21:20 - 19 Prill, 2021

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi a reaguar në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e kësaj të hëne në Kavajë, ku është plagosur me armë zjarri sekretari i Partisë Demokratike në këtë qytet, Bledar Okshtuni 27 vjeç.

Shehi në reagimin e tij thekson se autoritetet duhet që të reagojnë urgjent pasi jemi përballë një incidenti të rëndë elektoral që mund të ketë pasoja të rënda.

Ndër të tjera Shehi ka kërkuar nga të gjithë që të mos i provokojnë qytetarët e Kavajës për asnjë arsye.

Mos  provokoni popullin qytetar të Kavajës,  opozita nuk frikësohet!os provokoni

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të hëne në Kavajë, ku 25 vjeçari Bledi Okshtuni, Sekretar I PD Kavajë  ka mbetur I plagosur më armë zjarri në zyrat e Partisë Demokratike të Kavajës.  Autori i sulmit  Ndriçim Tahiri, person me precedentë penal është  një biznesmen I lidhur me Bashkinë e Kavajës, ndërkohë policia është vënë në ndjekje të tij.

 Po e ndjek me shqetësim këtë situatë, pasi në kohën kur ndodhi plagosja autori ka qënë I shoqëruar nga Drejtori I Policisë Bashkiake të Kavajës. Autoritetet duhet të reagojnë urgjent pasi jemi përballë një incidenti të rëndë elektoral që mund të ketë pasoja të rënda.

Të plagosurit I uroj shërim të shpejtë. Si një njeri që e njoh mirë qytetin e Kavajës, si nip I asaj treve, ju kërkoj të mos provokoni qytetarët fisnikë të Kavajës, mos provokoni demokratët e Kavajës, pasi kjo mund të ketë pasoja të rënda për vendin. Gjatë këtyre ditëve kam qënë shpesh në Kavajë dhe ndaj bindjen e plotë në fitoren plebishitare të opozitës në këtë rreth dhe çdo përpjekje për të nxitur tension do marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Kavajës, kalatizator të demokracisë në Shqipëri”, ka thënë Shehi.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!