Plagosja e Jacob Blake nga një polic disa ditë më parë, ka sjellë trazira të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Protestat nuk mbahen vetëm në rrugë, pasi edhe bota e sportit i është bashkuar dhe po përcjell shpesh mesazhe kundër racizmit.
Në shenjë proteste, sfida e play-off në NBA mes Milwaukee Bucks dhe Orlando Magic është bojkotuar nga lojtarët. Basketbollistët e ekipit vendas refuzuan të zbresin në parket në shenjë proteste dhe më pas NBA vendosi të anulojë edhe sfidat Houston Rockets-Oklahoma City Thunder dhe LA Lakers-Portland Blazzers.
Full statement from the Milwaukee Bucks: pic.twitter.com/jjGEyVcCmB
— Milwaukee Bucks (@Bucks) August 26, 2020
Këto ndeshje do të luhen në datë tjetër, sikurse do të ndodhë edhe me pesë përballje të elitës së futbollit amerikan. MLS ka dalë me një deklaratë dhe thekson se ndihen shumë keq me atë që ka ndodhur me Jacob Blake dhe se duan t’i qëndrojnë pranë komunitetit të njerëzve të zinj, anembanë SHBA-ve.
Në solidarizim me protestuesit dhe ata që kërkojnë të përcjellin një mesazh kundër racizmit, MLS ka njoftuar se është vendosur shtyrje e ndeshjeve të mëposhtme: Inter Miami-Atlanta Utd, FC Dallas-Colorado Rapids, Real Salt Lake-Los Angeles FC, San Jose Earthquakes-Portland Timbers, Los Angeles Galaxy-Seattle Sounders. /abcnews.al
— Major League Soccer (@MLS) August 26, 2020