Plagosja e efektivit në Tiranë, policia ofron 20 mijë euro për çdo informacion rreth autorit

schedule20:45 - 20 Shtator, 2023

schedule 20:45 - 20 Shtator, 2023

Policia ka ofruar 20 mijë euro për këdo që do të japë informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e Klerent Bozhanaj, 42 vjeçarit që plagosi efektivin e forcave ‘Shqiponja’ Edlir Alleshi në Tiranë.

“Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që kushdo që ndeshet të bëjë kujdes pasi ky shtetas është i armatosur, dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet e Policisë. DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 20000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.”, njofton policia.

Efektivi mbeti i plagosur pasi Bozhani qëlloi drejt patrullës së forcave “Shqiponja” teksa po ndiqej se po qarkullonte me armë zjarri. Ngjarja ndodhi në lagjen “Kinostudio” në rrugën “Hysen Xhura”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!