Mbrëmjen e sotme dy shtetas serb janë plaosur nga një shqiptar në Shtërpcë.
Mësohet se ky i fundit është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Pas kësaj ngjarje, ka ardhur dhe reagimi i ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj në rrjetin social “Facebook” ku ka thënë se me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë.
“Të plagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin. Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve tanë pa dallim”, ka përfunduar Mehaj./abcnews.al/