Policia e Gjirokastrës vazhdon kërkimet për autorin e plagosjes së dyfishtë në këtë qytet. Krimi dyshohet se ka ardhur pas një konflikti për çështje pronësie. Ngjarja ndodhi një natë më parë pranë drejtorisë së policisë Gjirokastër.
Plagosja e dyfishtë në Gjirokastër dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie , konkretisht për një dyqan. Nga burime konfidenciale mësohet se autori është Kristaq Llukani i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Konflikti nisi në një lokal bastesh para Drejtorisë së Policisë në qytetin e Gjirokastrës. 40 vjeçari nga ky qytet plagosi me armë Valentin Bucin dhe Xhelo Gërveshin, të dy banues në Lazarat.
Të lënduarit u transportuan në spitalin rajonal dhe nuk paraqesin rrezik për jetën. Autori menjëherë pas krimit është larguar. Ndërsa grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar 3 gëzhoja pistolete.
Policia po kryen hetimet për të zbardhur shkaqet e plagosjes me armë. /abcnews.al