Plagosja e dy të rinjve në Mamurras, vihen në pranga bashkëpunëtorët e autorit të dyshuar

schedule10:18 - 19 Maj, 2020

schedule 10:18 - 19 Maj, 2020

Policia ka identifikuar dhe vënë në pranga bashkëpunëtorët e autorit të dyshuar për plagosjen e ndodhur para dy ditësh në Mamurras.

Mbrëmjen e 17 majit, gjatë një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, N. B. (G. L.), XH. L. dhe E. N., banues në Mamurras, kanë plagosur me armë zjarri dy të rinj.

Si pasojë e konfliktit të plagosur mbetën Klevis Lika dhe Eltion Zyka të dy 21-vjeçarë banues në Mamurras. Sherri mes të rinjve dyshohet të ketë qenë një zënkë banale.

Vijon puna për kapjen e autorit kryesor të ngjarjes, shtetastit E. N.

Njoftimi i policisë:

Kurbin, Lezhë

Identifikohen, lokalizohen dhe arrestohen bashkëpunëtorët e autorit të dyshuar të plagosjes së 2 të rinjve, mbrëmjen e datës 17.05.2020, në Mamurras.

Në vijim të punës së kryer nga grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për zbardhjen e plagosjes me armë të dy të rinjve, është bërë e mundur zbardhja e  ngjarjes.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shtetasit N. B. (G. L.), XH. L. dhe E. N., banues në Mamurras, kanë plagosur me armë zjarri shtetasit K. L. dhe E. Z.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me ato të DVP Lezhë, kanë vijuar pandërprerë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe falë një pune profesionale dhe të mirorganizuar është bërë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i dy kushërinjve, konkretisht:

-N. B. (G. L.) dhe Xh. L., banues në Mamurras, Kurbin.

Vijon intensivisht puna për kapjen e autorit kryesor të ngjarjes, shtetastit E. N.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale në ngarkim të tyre “Vrasja në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!