Plumb në bark dhe këmbë: Si është gjendja e çiftit Laze, u plagosën në përleshje me grabitësit

schedule08:35 - 20 Janar, 2020

schedule 08:35 - 20 Janar, 2020

Petrit dhe Afërdita Laze janë dy personat të cilët mbetën të plagosur nga grabitësit, në shtëpinë e tyre në Allias. Mjekët kanë konfirmuar gjendjen e rëndë shëndetësore të Petrit Laze, ndërsa bashkëshortja e tij është jashtë rrezikut për jetën, por qendron nën kontrollin e mjekëve.

Gazetari Andi Qosja në një lidhje me “ABC e mëngjesit” bën me dije se dy persona të maskuar kanë hyrë në pjesën e pasme të shtëpisë.

Personi që ka njoftuar Petrit Lazen ka qënë vajza e tij e cila ka ndjerë një zhurmë në katin e parë të banesë, ndërsa mësohet se mbrëmjen e djeshme ka dhënë deklaratë në polici. Petrit Laze ka marrë një plumb në bark, ndërsa bashkëshortja një plumb në këmbë”, tha Qosja.

Ndërkohë dyshohet për përsona të afërm më familjen të cilët kanë ndihmuar grabitësit. Banorë të zonës shprehen për familjen Laze si një nga familjet më model. Laze më parë ka qenë edhe punonjës i Tatim-taksave në qytet dhe nuk ka pasur probleme. Cifti ka në pronësi furrën e bukës “Laze” me disa pika në Tiranë.

Gazetari po kështoi raportoi se Petrit Laze jo vetëm që është qëlluar me armë zjarri por është goditur me sende të forta, ndërkohë alarmi i vilës aktivizohej përherë në orën 22: 30, ndërsa grabitësit kanë hyrë rreth orës 21: 45 min.

Edhe pse ka pasur një numër të lartë të personave të shoqëruar ende nuk është konfirmuar gjetja e autorit. Anëtarët e familjes Laze edhe punëtorët janë marrë në pyetje”, raporton gazetari Qosja. /abcnews.al

*Në foto cifti Laze

*Vendi i ngjarjes

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!