Plagosja e biznesmenit në Sarandë, arrestohet një nga autorët, ende në kërkim dy vëllezërit

schedule10:20 - 21 Qershor, 2021

schedule 10:20 - 21 Qershor, 2021

Redjan Haderi 33-vjeç ka rënë në prangat e policisë për shkaka se akuzohet se është një nga autorët që mori pjesë në plagosjen e rëndë të biznesmenit Spiro Iljadha, gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës në qytetin e Sarandës.

Kujtojmë se Spiro Iljadhi mbeti i plagosur para lokalit të tij në Sarandë, ku ndaj tij u qëlluan se paku 20 plumba, dhe për shkak të plagëve të marra ai u  dërguar me urgjencë për në spitalin e Traumës në Tiranë. Po ashtu i plagosur nga breshëria e plumbave mbeti edhe një kalimtar i rastit.

Ndërkohë në kërkim janë ende dy vëllezërit me Andrea Caushi dhe Visi Caushi të cilët po ashtu akuzohen për plagosjen e biznesmenit.

Sherri mes këtyre personave nisi fillimisht brenda lokalit të të plagosurit. Ndërsa më pas tre autorët kanë dalë dhe e kanë pritur jashtë Spir Iljadhin, ku më pas edhe kanë hapur zjarr ndaj tij duke e lënë të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Sarandë – Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mengjesin e ditës se djeshme, në lagjen Nr.1, Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit S. I., dhe M. J., nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: R. H., 33 vjeç, i dyshuar si bashkëpuntor i shtetasve A. C., 35 vjeç dhe V. C., 33 vjeç (vëllezër) të shpallur në kërkim nga Policia.

Vijon puna intensivisht për kapjen e dy autorëve të tjerë të dyshuar të ngjarjes dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Pare Sarandë, për veprime te mëtejshme hetimore.

e.l/abcnews.al/