Plagosja e 46-vjeçarit në Fier, arrestohet autori i dyshuar i ngjarjes

schedule17:15 - 18 Korrik, 2020

schedule 17:15 - 18 Korrik, 2020

Është vënë në pranga autori i dyshuar i plagosjes me thikë të 46-vjeçarit Përparim Sehati në Fier. Abcnews.al mëson se autori i dyshuar i vënë në pranga është Alionid Saliu. Ai bashkë me të plagosurin ishin fqinj, por familjet nuk flisnin. Grindja me tyre besohet të ketë nisur për arsye banale.

Kujtojmë këtu se të shtunën rreth orës 12:20, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i plagosur me thikë Sehati, banues në Kasnicë.

Pas plagosjes, autori i dyshuar  u largua nga vendngjarja me mjetin e tij tip “Benz” por më tej gjatë ditës u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i tij në fshatin Drizarë, Mallakastër.

Lexo edhe: EMRI/ Plagoset me thikë 46 vjeçari në Fieri, policia jep detajet

Policia ka sekuestruar thikën me të cilën dyshohet që të jetë bërë plagosja dhe automjeti i 31-vjeçarit. Sa i përket të plagosurit, ai ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Patos, Fier

Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i plagosjes me thikë të 46-vjeçarit në fshatin Kasnicë të Patosit.

Rreth orës 12:20, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i plagosur me mjet të ftohtë(thikë) shtetasi P. S.,46 vjeç, banues në Kasnicë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u ngrit grupi hetimor i cili zbardhi ngjarjen në kohë rekord duke arrestuar në flagrancë autorin e dyshuar, shtetasin A. S., 31 vjeç, banues në Kasnicë, Patos, i cili për motive të dobëta, në fshatin Kasnicë, ka qëlluar me thikë shtetasin A.S., 46 vjeç.

Pas kryerjes së veprës penale, 31-vjeçari u largua nga vendngjarja me mjetin e tij tip “Benz” por falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative të punonjësve të policisë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar në fshatin Drizarë, Mallakastër.

U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë(thikë) dhe automjeti me të cilin u largua autori.

46-vjeçari i dëmtuar ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!