I doli para plumbave, gruaja i shpëtoi jetën Hilë Gjinit në Lezhë

schedule11:17 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 11:17 - 2 Dhjetor, 2020

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur paraditen e së martës në Balldren të Lezhës, ku Hile Gjini 43-vjeç u qëllua me armë zjarri pranë banesës nga 69-vjeçari Gjergj Gjini.

Bashkëshortja e 43 vjeçarit Hilë Gjini, mësohet se ka neutralizuar bashkëfshatarin e tyre Gjergj Gjini që të vijonte me të shtënat e armës.

Lexo edhe: EMRI/ Në makinë me 2 fëmijët, 43-vjeçari në Lezhë qëllohet me armë zjarri sapo del nga banesa

Sapo 69 vjeçari ka nxjerrë biçikletën ajo ka zbritur në tokë nga dera e pasme e mjetit dhe është përleshur me autorin.

Siç raporton për ABC gazetari Gjergji Figuri, bashkëshortja e 43-vjeçarit, fillimisht ka mundur ti ulë dorën e me pas ti rrëmbejë armën të moshuarit Gjergj Gjini i cili në ato momente po qëllonte drejt bashkëshortit të saj.

Lexo edhe: “Më helmoi delet”: Flet autori i plagosjes në Lezhë

Shenjat në duar të lënë nga përleshja ende evidentohen në duart e bashkëshortes së Gjinit, e cila është kujdesur edhe për fëmijët e mitur që ndodheshin në makinë.

Ndërkohë gjatë marrjes në pyetje nga hetuesit, i plagosuri që ndodhet në spitalin rajonal të Lezhës ka mohuar të ketë pasur konflikte me autorin e ngjarjes, pavarësisht se ai pretendon se i ka helmuar delet 15 vite më parë.

Kjo ngjarje mund të evitohej, pasi sipas informacioneve policia ka qenë disa herë tek banesa e tij ku edhe mund të kishte evidentuar armën zjarrit të cilën e kishte pa leje.

Ai ka thënë se gjithçka do t’ja lërë në dorë drejtësisë si për hetimet ashtu edhe për dënimin që do t’i jepet autorit që e plagosi.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!