Plagosi punonjësin e IMT-së, arrestohet 55-vjeçari në Tiranë

schedule13:16 - 13 Gusht, 2022

schedule 13:16 - 13 Gusht, 2022

Policia e Tiranës ka arrestuar 55-vjeçarin, Qani Muça si autor i dyshuar i plagosjes së punonjësit të IMT-së dje në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo” në Astir.

Abc mësoi se Muça plagosi me armë zjarri në bark punonjësin e IMT-së, lirjan Gavelli 52 vjeç që sapo kishte përfunduar zbatimin e një vendimi. Ky i fundit u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

55-vjeçari plagosi Gavellin sapo ky i fundit kishte ekzekutuar vendimin për shembje.

Ndërkohë, më poshtë shihet momenti kur IMT shemb shtëpinë e Musës, i cili ka rënë  në prangat e policisë.

/Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!