Plagosi një 22 vjeçar në 8 maj pas sherrit në bilardo, arrestohet autori në Lezhë

schedule14:48 - 15 Qershor, 2023

schedule 14:48 - 15 Qershor, 2023

Një 26 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Lezhës dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht pasi akuzohen se rreth një muaj më parë për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri një 22 vjeçar.

Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur me 08.05.2023 jashtë ambienteve të një bilardoje në qytet. Sipas policisë në lidhje më këtë ngjarje është vënë në pranga 26-vjeçari, Xhuljano Frroku autor kryesor i këtij rasti, pasi dyshohet se kreu plagosjen me armë zjarri.

Procedohen penalisht Leandro Frroku, 29 vjeç dhe Agustin Shahini, 27 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë, ku gjatë këtij konflikti, kanë dhunuar 22-vjeçarin, Aleks Laska.

Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!