Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Fier, ku një 30 vjeçar plagosi me thikë nënën e tij 50-vjeçare.
Mësohet se Donika Çobaj jetonte me një vajzë pasi bashkëshorti i kishte vdekur ndërsa djali ishte emigrant në Gjermani. Ky i fundit, Klodjan Çobaj, kishte rreth 20 dite qe ishte kthyer nga gjermania.
Lexo edhe: Goditi me thikë të ëmën në qafë e në bark, arrestohet 30-vjeçari nga Fieri
Fqinjët tregojnë se ishte familje shumë e mirë dhe e kanë pasur të vështirë ta besojnë ngjarjen. Djali nuk ka qenë problematik dhe nuk janë dëgjuar debate me parë. Sot fqinjët kanë dëgjuar fjalë, por nuk kanë parë çfarë ka ndodhur.
Djali pasi e ka goditur nënën me thikë, është larguar menjëherë nga banesa. Ngjarja ka ndodhur brenda banesës, ndërsa autori nuk raportohet të ketë pasur probleme të shëndetit mendor
Burime konfidenciale nga policia e Fierit bëjnë të ditur se Klodjan Çobaj ka kryer sulmin me thikë ndaj nënës së tij Donika Çobaj në gjendje të dehur. Nuk dihet nëse ai ka konsumuar pije alkoolike apo lëndë narkotike. /abcnews.al