Plagosi me thikë të riun, ndalohet 29-vjeçari

schedule16:37 - 12 Korrik, 2019

schedule 16:37 - 12 Korrik, 2019

Policia e Tiranës ndaloi një person, i cili dyshohet se është autori i dyshuar i plagosjes me thikë të një 31-vjeçari. Ngjarja ndodhi në rrugën “Gjergj Legisi”, ku 29-vjeçari D.M. goditi për motive të dobëta me mjet prerës 31-vjeçarin D.B. fatmirësisht i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se 29-vjeçari ka qenë i dënuar më parë për vjedhje, plagosje të rëndë me dashje dhe kundërshtim të punonjësit të policisë. Në momentin që ka kryer këtë vepër penale, i riu ka qenë me masën sigurimi “Arrest shtëpie”, por ishte larguar nga vendi i qëndrimit.

“Materialet në ngarkim të tij  i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Largimi i burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë”, përfundon njoftimi i policisë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!