Plagosi me thikë 5 persona në xhami, autori një muaj më parë u shpall në kërkim

schedule15:32 - 19 Prill, 2021

schedule 15:32 - 19 Prill, 2021

Është identifikuar autori i sulmit me thikë në xhaminë Dine Hoxha në Tiranë. Ai është Rudolf Nikolla nga Mati.

Por ky person nuk është i pa njohur për policinë. Mësohet se me 11 mars ai ka qëlluar me thikë një shofer furgoni tek terminali i urbanëve.

Konflikti ka nisur fillimisht me përplasje fizike më pas konflikti ka agravuar deri në përdorimin e thikës. Autori Rudolf Nikolla, 34 vjeç, nga Mati ka plagosur me thikë Robert Kurtin, 32 vjeç.

Rudolf Nikolla nuk njihe para kësaj ngjarje si person me precedent të mëparshëm penalë. E.L/abcnews.al/