Plagosi me thikë 2 persona në Sarandë, kush është autori, i arrestuar tre herë për drogë

schedule15:40 - 3 Qershor, 2023

schedule 15:40 - 3 Qershor, 2023

Detaje të reja kanë dal nga plagosja e dy personave në Sarandë. Mësohet se 52-vjeçari, Fatmir Jashari, i cili plagosi me thikë shtetasit Edmond Sulo., 54 vjeç dhe Spiro Llambri, 62 vjeç, ka qene i dënuar më herët nga policia.

LEXO EDHE: Sarandë/ Plagosen me thikë dy persona, në kërkim autori

Burime për ABC News, tregojnë se Jashari i njohur me pseudonimin “Radari”, me profesion peshkatar është arrestuar në Korfuz në vitin 2000, pasi po kryente trafik droge me një skaf. Si pasojë, ai u dënua me 2 vite burg.

Më tej, Jashari është arrestuar dhe në vitin 2009 nga Policia e Gjirokastrës me një sasi prej 50 kg marijuane, por u lirua pas disa muajsh. Ndërsa, në vitin 2013, ai është kapur në Sorone, Bashkia Konispol me 240 kg marijuane.

Gjate kontrollit te baneses se Fatmir Jasharit në 2009 u gjetën 3 zjarri automatike tip Kallashnikov, 2 kilogramë tritol, 680 kapsolla detonatore, ku 50 copë ishin të montuara me fije teli, 50 metra fitil ndezës, 1500 fishekë model 56 (automatiku) dhe 6 krehëra automatiku me fishekë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!