Plagosi me mjet prerës vëllain dhe mbesën e tij, kapet 59 vjeçari në Orikum

schedule16:03 - 24 Gusht, 2023

schedule 16:03 - 24 Gusht, 2023

Një 59 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Orikumit, pasi akuzohet se ka plagosur me mjet prerës vëllanë dhe mbesën e tij.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në Dukat të Vlorës ku 59 vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës (kosore), vëllanë e tij, 74 vjeç, banues në Dukat, dhe vajzën e 74-vjeçarit, 47 vjeçaren, të cilët po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jeten./abcnews.al