Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Qëlloi të riun, arrestohet 51-vjeçari/ Arrestohet edhe i plagosuri, nuk bashkëpunoi me policinë

schedule10:39 - 13 Korrik, 2025

schedule 10:39 - 13 Korrik, 2025

Policia në Tiranë ka arrestuar një 51-vjeçar të dyshuar për plagosje  me armë  të një 34-vjeçari, i cili gjithashtu është vënë në pranga për  veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

Pasditen e të shtunës policia është njoftuar se një person që dyshohej të ishte plagosur me armë zjarri ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në spital. Nga veprimet hetimore uniformat blu zbuluan se ai ishte plagosur në këmbë me armë zjarri nga pakujdesia prej fqinjit 51 vjeç  pasditen e djeshme, në një lokal në Valias.

34-vjeçari është  jashtë rrezikut për jetën. Si  autori dhe i plagosuri u arrestuan. Ky i fundit sipas policisë    nuk dha informacion  të mjaftueshëm mbi rrethanat dhe personin e dyshuar si autor të plagosjes. Gjatë  kontrollit të banesës së 51-vjeçarit policia gjeti dhe u sekuestroi armën e zjarrit, pistoletë, me të cilën dyshohet se është kryer plagosja.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!