Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Plagosi me armë në sy të fëmijëve 43 vjeçarin, gjykata jep vendimin për Gjergj Gjinin

schedule09:43 - 4 Dhjetor, 2020

schedule 09:43 - 4 Dhjetor, 2020

Gjykata e Lezhës ka vendosur burg pa afat për Gjergj Gjinin 69 vjeç që plagosi 3 ditë me parë komshiun e tij Hil Gjini në sy të fëmijëve dhe gruas.

Burime për ABC bëjnë me dije se autori në daljen e tij para trupës gjykuese ka ndryshuar dëshminë e tij, duke theksuar se nuk ka dashur që të vrasë 43 vjeçarin Hil Gjini, por vetëm ka dashur të trembe atë.

LEXO EDHE: “Më helmoi delet”: Flet autori i plagosjes në Lezhë

Ndër të tjera i moshuari ka deklaruar sërish se ka patur konflikte të vazhdueshme me komshiun e tij dhe nuk ka mundur ti zgjidhe.

69 vjeçari  qëlloi me armë zjarri tip pushkë ndaj komshiut të tij Hil Gjini, ndërsa ky i fundit po dilte nga shtëpia e tij me makinë dhe brenda saj ndodhedhin 4 fëmijët e tij dhe bashkëshortja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!