Plagosi dy persona në Prishtinë, arrestohet pas disa orësh autori, sekuestrohet arma

schedule21:55 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 21:55 - 1 Dhjetor, 2021

Autori i plagosjes së dy personave këtë të mërkurë në Bardhosh të Prishtinës është arrestuar nga policia. Ai është vënë në pranga disa orë pas ngjarjes ndërkohë që policia ka bërë të mundur edhe sekuestrimin e armës me të cilën ai kreu plagosjen.

 “Lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri i cilësuar si “ Vrasje në tentativë”, të ndodhur sonte rreth orës 15:20, në Bardhosh të komunës së Prishtinës, si rezultat i veprimeve dhe hetimeve të shpejta policore është arrestuar një person në cilësinë e personit të dyshuar. Pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimim e një arme të zjarrit e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale.

Policia e Kosovës me njësitë e saj relevante është duke vazhduar hetimet intensive në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë me qëllim të zbardhje sa më parë të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë. /Abcnews.al