Plagosi 10 persona në një stacion metroje në New York, arrestohet 62-vjeçari

schedule20:41 - 13 Prill, 2022

schedule 20:41 - 13 Prill, 2022

Policia në qytetin e Nju Jorkut ka arrestuar një person të dyshuar qëlloi 10 udhëtarë në një sulm që ndodhi në orar piku një stacion metroje në Bruklin. Frank James, 62 vjeç, u cilësua për herë të parë nga policia si “person me interes” të martën, duke nisur një gjueti masive.

Të mërkurën në mëngjes, zyrtarët thanë se James ishte i vetmi i dyshuar për rastin ku 23 persona mbetën të plagosur, 10 prej të cilëve me plagë plumbi. Sipas policisë, i dyshuari shpërtheu dy granata tymuese dhe hapi zjarr me një pistoletë në stacionin 36th Street të Brooklyn të martën në mëngjes. /abcnews.al/