Plagoset shqiptari në Itali, nuk dihen motivet

schedule08:54 - 15 Nëntor, 2017

schedule 08:54 - 15 Nëntor, 2017

Një shqiptar është plagosur pasi u qëllua me armë nga një distancë e afërt, mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në Toirano.

“La Stampa” shkruan se shqiptari i plagosur është 22 vjeçari me iniciale S.R nga Durrësi. Ai u qëllua me pushkë nga persona të paidentifikuar. I plagosur, ai mundi të hyjë në një dyqan të cigareve elektronike dhe kërkoi ndihmë nga shitësi, i cili njoftoi policinë.

“Ndjeva një goditje të fortë në këmbë nga prapa”, u tha 22-vjeçari shqiptar autoriteteve italiane. Fatmirësisht ai nuk është në rrezik për jetën, ndërsa kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe identifikuar e arrestuar autorët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!