Një nxënës 13-vjeçar u plagos rëndë gjatë një eksperimenti në një klasë kimie në shtetin gjerman të Baden-Württemberg.
Policia tha se të mërkurën, gjatë një eksperimenti në një klasë kimie në një shkollë në Bad Schusenried në rrethin e Biberach, ka ndodhur një deflagrim, një djegie e shpejtë dhe e fuqishme e eksplozivit, si pasojë e së cilës djali mori djegie të rënda.
Një helikopter shpëtimi e çoi studentin në një klinikë speciale.
Ndërsa, policia ka nisur hetimet për ngjarjen./abcnews.al