Një minator ka mbetur i plagosur rëndë, pasi i ka rënë një sasi shkëmbor.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në minierën e Martaneshit.
Maksim Beça 56-vjeç është dërguar në spitalin e Bulqizës, por më pas është dërguar me helikopter drejt Tiranës për shkak të plagëve të marra.
Njoftimi i policisë
Bulqizë/informacion paraprak
Rreth orës 14.00., në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar shtetasi M. B., rreth 56 vjeç, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore më të specializuar drejt Tiranës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.
/abcnews.al.